Nga kjo orë, të moshuarve u ndalohet dalja në hapësira publike

Meqenëse në ditët e fundit ka rritje të ras teve të prekura me COVID-19, Qeveria e Kosovës ka nxjerrë një propo.zim-vendim me masa të reja, e ndër ta edhe ajo për persona të shtyrë në moshë dhe me probleme të thek.suara shëndetësore.

“Qytetarët e moshuar (mbi moshën 65 vjeç) dhe qytetarët me sëmundje kroni ke (diabet, hipertensioni arterial dhe sëmundje zemre, sëmundje kroni ke të mushkërive, pacientet me sëmundje të veshkave, pacientët me imunitet të suprimuar, pacientet onkologjik, etj.) mund të dalin jashtë në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej orës 05:00-10:00) dhe në orët e mbrëmjes (prej orës 18:00-21:00)”.

Po ashtu bëhet e ditur se ky vendim do të ri-vlerësohet varësisht nga situata epidemiologjike në vend, në konsultim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ekspertët dhe ministritë e tjera të linjës, për të vlerësuar efikasitetin dhe domosdoshmërinë e masave të përcaktuara, si dhe për të vendosur për vazhdimin ose jo të masave përkatëse.