E enjte, 3 Tetor, 2024
21 C
Pristina

Nga “lufta” me VIP-at, tek largimi nga ekrani, çfarë ndodhi me fituesen e BBV3

Egla Ceno, fituesja e edicionit të 3-të “Big Brother Vip”, nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale. Mirëpo së fundmi ajo është rikthyer me një pyetje e cila ka zgjuar kuriozitet tek fansat. “Gjeni kush nga VIP-sat më ka block dhe pse”,- i ka pyetur Egla fansat e saj.

Përgjigjet e ndjekësve kanë qenë nga më të ndryshmet dhe sigurisht shumica lidheshin me BBV, e jo vetëm edicionin e shkuar po dhe për personazhet e dy edicioneve të para. Nga Luizi, Olta, Iliri deri te “bashkëjetuesit” e saj për më shumë se 4 muaj përgjigjet janë parë si fyerje dhe ironi.

Kujtojmë që brenda shtëpisë së BBV, aktorja ka pasur përplasje të forta me shumë nga banorët. Mirëpo Egla akoma nuk e ka konfirmuar se kush i ka bërë bllok në rrjete sociale.

Edhe pse u bën 3 muaj nga përfundimi i “Big Brother Vip3”, ish-banorët e atij edicioni vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes për publikun. Së fundmi është bërë e ditur se dy finalistët e “reality show-t” janë takuar në fshehtësi, pa i publikuar këto momente në rrjetet sociale. Bëhët fjalë për Julian Dedën dhe Egla Cenon, për të cilët u fol se do të jenë drejtues të emisionit “Fiks Fare”, por që, në fakt, nuk ndodhi. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Blendi Salaj gjatë një interviste për “Wake Up”.

Ky takim i pa zbuluar deri më tani ka ngjallur shumë kureshtje për atë që ka ndodhur mes dy ish-banorëve. Sipas Salajt, takimi ka ndodhur pa praninë e kamerave dhe, çuditërisht, nuk është bërë asnjë foto publike që të dokumentojë këtë moment, gjë që ka habitur fansat e tyre, të cilët ndjekin çdo lëvizje të ish-banorëve. Ky fakt ka ndezur spekulimet rreth bisedës mes dy finalistëve, duke qenë se dy aktorët, edhe pas BBV kanë hedhur kunja të vazhdueshme për njëri-tjetrin.

Fakti që Egla u la jashtë “Fiks Fare” ka ngritur dyshime të mëdha. Pas fitores së saj, të shumtë ishin ata që menduan se aktores do t’i besohej drejtimi i këtij formati. Ndaj dhe duhet thënë se kalimi i Xhemit tek emisioni investigative, habiti jo pak publikun. Pak javë pas përfundimit të “Big Brother”, Egla u pa edhe në një takim informal me Ledionin, çfarë edhe na bëri të mendojmë se temë e diskutimit ishte edhe karriera e Eglës, pranë Top Medias. Por duket se diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Egla jo vetëm që nuk u mor për drejtimin e Fiksit, por nuk do të jetë pjesë as e filmave që produksioni do të realizojë. Duke e ditur këtë vendim të stafit, aktorja ka vijuar me karrierën e saj, duke u rikthyer në set, këtë herë larg produksionit të “Top”-it. Egla Ceno, fituesja e edicionit të 3-të të “Big-Brother Vip”, vazhdon të jetë akoma në qendër të vëmendjes nga mediat dhe rrjetet sociale.

Nga Rubrika