Web Analytics
BallinaSHOWBIZNga marrëdhënia me Arbana Osmanin tek takimet me banorët e tjerë/ rrëfehet...

Nga marrëdhënia me Arbana Osmanin tek takimet me banorët e tjerë/ rrëfehet Monika Lubonja

Një nga ish-banoret më të komentuar të edicionit të parë të “Big Brother Vip”, është Monika Lubonja.

Aktorja si gjatë qëndrimit të saj edhe më pas ia ka dalë të jetë në qendër të vëmendjes me deklaratat e saj të forta, një temë që hap debat kur bëhet fjalë për Monikën është edhe marrëdhënia me ish-banorët e tjerë.

Së fundmi, Lubonja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit, ku si gjithmonë nuk ka munguar kurioziteti i tyre.

Një pjesë e madhe e pyetjeve kishin të bënin me takimet jashtë me ish-banorët e tjerë apo edhe vetë Arbana Osmanin.

“Po jemi takuar,”-i është përgjigjur ajo ndjekësve.

Më pas u pyet për Donaldin, “Donaldin e takove ndonjëherë jashtë,”-e pyet një ndjekës Monikën.

“Jo ai është i ndrojtur nuk para del. Flm,”-është përgjigjur aktorja.

Ndërsa pyetjes se më kë ke shoqëri nga ata që kanë qenë në “Big Brother Vip 1”, Monika i përgjigjet: “Pothuajse me të gjithë.”

Ndonëse kjo bisedë u rrotullua më shumë rreth ish-banorëve të tjerë, ka pasur raste kur Lubonja ka ironizuar hapur produksionin e “BBV”.

Sipas aktores ai ka përfituar nga imazhi i saj, kujtojmë këtu që u përfol gjatë që Monika ishte e vetmja nga ish-banoret e cila doli “duarthatë” nga eksperienca e saj në “BBV”./panorama

Shiko fotot:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit