Nga më i pasuri tek më i “varfëri” i familjes Kardashian, ja kush prin

Familja Kardashian është njëra ndër familjet më të famshme e më të pasurat në botë.

Anëtarët e kësaj familje janë prindërit, Kris dhe Caitlyn dhe fëmijët e tyre, Kim, Khloe, Kourtney, Kylie, Kendall dhe Rob.

Renditja e të gjithë anëtarëve nga më i pasuri tek më i “varfëri” të familjes Kardashian.

Revista ‘Forbes’ e vendosi Kim Kardashian në listën e miliarderëve, pasuria e saj është për shkak të shfaqjes së famshme, tani ajo ka kompaninë e saj të kozmetikës dhe veshjeve dhe pasuria e saj është mbi 1 miliard dollarë.

Kylie Jennner ka pasuri mbi 700 milionë dollar e që burimin e ka nga televizioni, por edhe nga kompania e saj e kozmetikës që ka revolucionarizuar shitjet në internet.

Kris Jenner është e treta më e pasura sipas kësaj liste, ajo ka një pasuri prej mbi 190 milionë dollarë e që ajo merr përqindje nga gjithçka që bëjnë fëmijët e saj.

Caitlyn Jenner ka një pasuri prej mbi 100 milionë dollarësh, aktivitetet e saj të ndryshme nga lojërat olimpike e deri te bashkëpunimet e saj tregtare.

Ajo u shfaq në shfaqjet televizive, krijoi një brend produktesh dhe publikoi një libër për jetën e saj.

Burimi i pasurisë së Khloe Kardashian janë projektet e ndryshme, por që nuk ka arritur në stadin ku janë motrat e saj, dhe pasuria e saj llogaritet mbi 50 milionë dollarë.

Nëna e tre fëmijëve, Kourtney Kardashian, ka të ardhura nga llogaria e saj personale në “Instagram”, pasi ajo kërkon të paktën 100,000 dollarë për një postim të sponsorizuar. Ajo ka një pasuri prej mbi 45 milionë dollarë.

Po ashtu edhe Kendall Jenner ka një pasuri prej mbi 45 milionë dollarësh, në vitin 2017, ‘Forbes’ e renditi atë në mesin e modeleve më të paguara në botë, duke lënë mënjanë Gisele Bundchen, e cila ishte e para për më shumë se një dekadë.

Atë vitë, pasuria e Kendall arriti në 22 milionë nga pasarelat, editorialet dhe bashkëpunimet me marka.

Rob Kardashian është “më i varfëri” i familjes, pasi ai së bashku me paraqitjet e tij në televizion dhe me kompaninë e tij të quajtur ‘Arthur George’ ka një pasuri prej mbi 10 milionë dollarë.