Web Analytics

Nga ngjitja e Sarës në skenë te të ftuarit VIP, brenda eventit gjigant të Ledri Vulës (VIDEO)

Botuar nga: InfoKosova

“1 G.O.A.T për ty” është albumi më i fundit nga reperi Ledri Vula të cilin e ka lancuar mbrëmjen e djeshme.

Promovimi i albumit është bërë në një club në Prishtinë ku kanë qenë të pranishëm familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe personazhe të shumta publike.

Noizy, Dhurata Dora, Stresi, Capital T, Yll Limani, Robert Berisha, Nora Istrefi, DJ PM dhe DJ Dagz, Beatrix Ramosaj, Dea Mishel ishin disa nga shumë personazhet e njohur të pranishëm.

Ledri ka luajtur me titullin. G.O.A.T që është akronim për “The Greatest Of All Times” apo në shqip “Më i miri i të gjitha kohërave”.

Këtë e ka kombinuar me titullin e një prej këngëve të tij më të famshme “Një gotë për ty”.

Një nga momentet më të bukura të mbrëmjes ishte padyshim ai kur Ledri mori në skenë partneren e tij Sara Hoxha, duke na dhuruar disa momente shumë romantike teksa këndonin e kërcenin bashkë.

“1 G.O.A.T për ty” përmban 14 këngë, nga të cilat 6 bashkëpunime.

Bie në sy fakti që Ledri ka zgjedhur të bashkëpunojë vetëm me artistë çuna, si Mc Kresha, Lyrical Son, Mozzik, Vig Poppa, Lumi B, Buta, Capital T.

Shiko videon:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Prive.al (@prive.al)

Të FUNDIT