Personat e famshëm gjithnjë e më shumë sigurojnë pjesë të trupit dhe janë të gatshëm të ndajnë shuma të mëdha parash, shkruan InfoKosova.

Prandaj, këmbët më të shtrenjta janë të këngëtares Mariah Carey, e cila i ka siguruar ato për një miliard dollarë.

Këngëtarja amerikane pasohet prej koleges, Taylor Swift dhe modeles, Heidi Klum.

Taylor ndau 40 milionë dollarë ndërsa Klum ka siguruar pjesën e poshtme të trupit, përkatësisht për njërën këmbë ka ndarë një milion dollarë dhe për tjetrën në 1,2 milion dollarë.

Sa i përket të pasmeve, dihet se gjigante i ka këngëtarja amerikano-latine Jennifer Lopez, e cila vendosi t’i sigurojë ato me 27 milionë dollarë pas rrëzimit gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të “Akademisë Muzikore Amerikane”.

Gjithashtu edhe këngëtarja Beyonce siguroi të pasmet me dy milionë dollarë.

Me numrin e njëjtë të shumës si Beyonce, ‘mbretëresha’ e Pop-it, Madonna, e cila siguroi gjinjtë ndërsa aktorja Julia Roberts siguroi gojën me “buzëqeshjen e shkëlqyer” për 30 milionë dollarë./InfoKosova/