Web Analytics
BallinaLAJMI I FUNDITNga sot, zero tolerancë ndaj pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura...

Nga sot, zero tolerancë ndaj pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura dhe hapësira publike

Ministria e Bujqësisë njofton se nga sot do të ketë zero tolerancë ndaj pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura.

Sipas njoftimit, çdo qytetar gëzon të drejtën ligjore që të mbrohet nga ekspozimi ndaj tymit të duhanit.

“Nga sot, zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura, hapësira publike, të punës, në hapësira të transportit publik dhe në çdo hapësirë tjetër që përcaktohet me Ligjin për Kontrollin e Duhanit”, thekson njoftimi.

“Çdo qytetar i Republikës së Kosovës gëzon të drejtën ligjore që të mbrohet nga ekspozimi ndaj tymit të duhanit. Për mos-respektuesit e ligjit në fjalë, do pasojnë gjobitjet”, përfundon MBZHR-ja. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

630,330FansaPëlqeje
28,212NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit