Nga sulmi në zemër vdes veterani i UÇK-së, punonte si zyrtar i kësaj komune

Sot ka ndërruar jetë, veterani i UÇK-së, Nehat Shala.

Lajmin e ka dhënë kryetari i komunës së Drenasit, Ramis Lladrovci përmes një postimi në Facebook.

Ky është postimi:

Lajm i trishtueshëm, sot u nda nga radhët tona si pasojë e sulmit në zemër, veterani i UÇK-së, kolegu e miku ynë nga Kishnareka, Nehat Shala.

Nehat Shala, ishte pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, duke marrë pjesë në betejat e lavdishme të kësaj brigade.

Ai ishte i dashur, i sinqertë dhe shumë i vendosur për bindjet e veta, duke dëshmuar kulturë e disiplinë në punë edhe sa ishte pjesë e administratës në Komunën e Drenasit.

Ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve dhe miqve!

I përjetshëm do të jetë kujtimi për Nehat Shalën!