Ngritën temperaturat, sot e nesër deri në 33 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot dhe nesër do të mbajë mot i ngjashëm me diell dhe vranësira.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-23 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s. /Telegrafi/