Nisin ngritjet e çmimeve, marketet dhe farmacitë nuk marrin parasysh paralajmërimet e shtetit

Një prej problemeve që po sjell përhapja e koronavirusit në vendin tonë është edhe abu, zimi me çmimet.

Ajo që vërehet ditën e sotme është se shumë çmime janë rritur.

Duke nisur jo vetëm nga produktet ushqimore, por edhe dizinfektantët për ambientet e shtëpisë.

Një prej mënyrave të abuzimit është se në raftet ku janë produktet e ekspozuara çmimi është i pandryshuar, por kur shkon në kasë çmimi ndryshon me 100 deri në 500 Lekë.

Këto lloj biskotash në raftet ku ekspozohen janë 25 Lekë, ndërsa në kasë është me dyfishin e çmimit.

Abuzime ka edhe në farmacitë e kryeqytetit.

Ndërkohë që veç maskave po shtohen edhe kërkesat për produkte të tjera.

Abuzimi më i madh i çmimeve u bë në valën e parë të panikut.

Por cili është çmimi që qytetarët duhet të blejnë alkoolin dhe dizinfektantin për duart?

“Këto produket janë në nivelin e çmimit që kanë qenë.

Alkooli rreth 80 Lekë ose 100 Lekë për shishe, dezinfektuesi rreth 150 Lekë për shishe”, thotë farmaciste.