Nisma i del në mbrojtje Pacollit: Nuk guxon të cenohen të drejtat e të zgjedhurve të popullit

Nisma Socialdemokrate i ka dal në krah liderit të Alenacës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacollit, për ndalesën që i është bërë për të ardhur në Kosovë.

Përmes një reagimi të tyre thuhet se:

“Ministria e Shëndetësisë dhe asnjë institucion tjetër nuk duhet ta shfrytëzojë politikisht karantinimin e qytetarëve të vendit, nëse dëshmojnë me dokumentacion se nuk janë të prekur me Covid 19”.

Sipas tyre:

“Në vend të kësaj, institucionet gjegjëse duhet shtuar numrin e testimeve, për të parandaluar shpërndarjen e infeksionit.

Nuk duhet harruar faktin që jemi ndër vendet e fundit në Evropë për numrin e të testuarëve në 1 mil banorë!”.

Ndër tjera ata kanë thënë se:

“Në emër të kësaj pandemie, nuk guxon të cënohen të drejtat e të zgjedhurve të popullit për realizimin e aktiviteteve dhe detyrave të tyre e aq më pak udhëhequr nga inatet politike e partiake”./Insajderi/