Web Analytics
BallinaSHOWBIZBig Brother Vip Albania LiveNita dërgon në televotim Oltën, Kiarën, Kristin dhe Qetsorin

Nita dërgon në televotim Oltën, Kiarën, Kristin dhe Qetsorin

Nita është banorja e radhës që u vendos përballë “Kutisë së Pandorës”. Në zarfin e bardhë thuhej se ajo ka mundësi të takojë miken e saj më të mirë, që po e pret në oborr.

Ndërsa në zarfin e zi, Nita kishte mundësinë të dërgonte dy çifte për t’i dërguar në nominim, ajo fillimisht nuk e kuptoi se si do behej zgjedhja e saj por Arbana ia sqaroi dhe si duket nuk iu desh shume qe ti tregonte emrat qe zgjodhi.

Nga dy çiftet e zgjedhura, publiku do përzgjedhë njërin çift më pak të pëlqyer dhe ky çift, pra dy banorë, do shkojnë në nominim “kokë më kokë”. Pra, vetëm njëri çift shkon në nominim. Nita zgjodhi të dërgojë në nominim Qetsori-Kristi dhe Olta-Kiara.

Shtëpia është ndarë në çifte nga Keisi që ishte lidere e shtëpisë. Pasi hapi “Kutinë e Pandorës”, Nita doli në oborr dhe takoi shoqen e saj të ngushtë Fjollën.

Rrjetet Sociale

630,707FansaPëlqeje
28,197NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit