Një 25 vjeçar nga Kamenica ndërron jetë si pasojë e COVID-19

In this photograph taken from behind a window, doctors work on Covid-19 patients in the intensive care unit of San Matteo Hospital, in Pavia, northern Italy, Thursday, March 26, 2020. The San Matteo hospital is where Patient 1, a 38-year-old Unilever worker named Mattia, was kept since he tested positive for Covid-19 on Feb. 21 and opened Italy’s health care crisis. The new coronavirus causes mild or moderate symptoms for most people, but for some, especially older adults and people with existing health problems, it can cause more severe illness or death. (Claudio Furlan/LaPresse via AP)

Një 25 vjeçar nga Kamenica ka humbur jetën si pasojë e virusit COVID-19.

Bersant Rahimaj ndërroi jetë pasi nuk arriti t’i bëjë ballë koronavirusit.

Kjo është bërë e ditur edhe nga kryetari i komunës, Qëndron Kastrati i cili shprehi ngushëllime për familjarët e tij.

Postimi i plotë:

Një djalë të ri kamenicas sot na e mori virusi i zi.

Vështirë të gjenden fjalë për familjen, të cilëve iu shprehë dhimbjen më të sinqertë për këtë humbje! Ju qoftë i paharruar kujtimi për Bersantin, djalë shembullor, profesionist i mprehtë, e shok i dashur.

Të dashur qytetarë, jam i vetdijshëm për mënyrën se si organizohemi si komunitet; për respektin; modestinë e dashurinë.

Kam qenë vet i pranishëm në situata ku tjetri nga keqardhja, apo ndjenja e respektit ka menduar që zgjatja e dorës është e duhur.

Ju lutem mos e bëni një gjë të tillë.

Respekt sot është të mos ia zgjatësh dorën tjetrit.

Secili prej nesh jemi ushtare ne luften e perbashket kunder ketij virusi.

Sonte e humbem nje beteje, por luften duhet ta fitojme!

Ju lutem shumë, mbajeni distancën; mos folni për dore; dhe mbajeni higjienën shumëfish më shumë se më parë; kufizoni lëvizjet maksimalisht.