Një djalë kërkoi “paratë e kafesë që ia pagoi në takimin e parë”, pasi ajo nuk dëshiron ta takojë më – vajza publikon bisedën ndërmjet tyre

Për shumë njerëz, daljet në takime mund të jenë “të kushtueshme”.

Megjithatë, një djalë duket se ka një plan për t’u siguruar që ai të mos shpenzojë në takime që nuk çojnë askund – duke “faturuar partneret”.

Dhe teknika e këtij djali u bë e ditur nga një grua e cila foli për ‘takimin’ që kishte me burrin misterioz, përcjell Telegrafi.

Përdoruesja e Twitter, Lauren (LaurenNotLozza) ndau pamjet e shkëmbimit që kishte me një djalë disa vite më parë, duke zbuluar se si ai ‘përpiqej ta faturonte’ atë për takimin e tyre të parë.

Djaloshi i kishte dërguar një mesazh pasi u takuan për të parë nëse i pëlqente një takim i dytë, megjithatë Lauren u përgjigj me mirësjellje për të thënë se nuk e ndjente se ata kishin ndonjë kimi.

Megjithatë, përgjigja e saj nuk i pëlqeu shumë djaloshit që u përpoq ta bindte atë t’ia jepte një mundësi tjetër.

Kështu, ai përfundimisht pranoi ‘humbjen’, por më pas kërkoi 3,50 funtet që kishte shpenzuar në takimin e tyre.

Lauren u përgjigj të nesërmen në mëngjes, duke thënë se ajo do të paguante me kënaqësi – megjithëse në vend të kësaj i ofroi t’i dhuronte paratë për bamirësi.

Shumë njerëz u tronditën nga shkëmbimi ndërsa një person shkroi:

“Nuk mund ta besoj atë që po lexoj.

Kjo është absolutisht e pabesueshme”. /Telegrafi/