Web Analytics
BallinaNjë e treta e popullsisë në Tiranë, kryeqyteti shtohet me 70 persona...

Një e treta e popullsisë në Tiranë, kryeqyteti shtohet me 70 persona në ditë

31.3% e popullsisë së Shqipërisë jetojnë në Tiranë.

Të dhënat e Institutit të Statistikave flasin për një rritje të popullsisë së kryeqytetit me rreth 61 mijë banorë përgjatë 4 viteve të fundit.

Migracioni i brendshëm është një nga arsyet kryesore.

“Vetëm Tirana shtohet me rreth 70 persona në ditë, pjesa më e madhe të ardhur nga qytetet e tjera.

Po ata që jetojnë, punojnë apo marrin shërbime në kryeqytet përllogariten të jenë disa fish më shumë”.

Teksa kryeqyteti njeh rritje, popullsia e qarqeve të vendit është përgjysmuar në raport me regjistrat e gjendjes civile.

Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë 2018ës në Gjirokastër banonin vetëm 41.1 për qind e popullsisë së regjistruar në gjendjen civile.

Në Vlorë vetëm 49% e popullsisë së regjistruar, ndërsa në Berat 54%. Ndërsa në qarqet e Lezhës, Fierit dhe Shkodrës përllogaritet të jetojnë rreth 60% e popullsisë së regjistruar në gjendjen civile, përcjell klan.

Shtim të popullsisë nga migrimi i brendshëm kane pësuar edhe Fieri dhe Durrësi ku jetojnë përkatësisht 10.3% dhe 10% e popullsisë së përgjithshme.

Rrjetet Sociale

630,781FansaPëlqeje
28,195NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit