Një fanse e flaktë si e Majkut, qan në koncert live teksa këndon bashkë me reperin

Majk është njëri ndër reperët më të suksesshëm shqiptar, falë punës që ai bën në projekte muzikore e të cilat rezultojnë të jenë të suksesshme, ai është i kërkuar në shumë koncerte të ndryshme.

E në këto koncerte marrin pjesë fansat e tij më të flaktë, së fundi, reperi ka mbajtur një koncert në shesh në qytetin e Suharekës.

Nga disa pamje të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale, shihet një fanse tejet e flaktë e reperit, derisa ajo po këndonte bashkë me reperin, ajo degjohet duke qajtur.

Artistët shqiptarë përballen me raste të tilla në koncerte të ndryshe të cilat i mbajnë në vende të ndryshme.