Një fëmijë më pak se një vjeç besohet se është viktima më e re e koronavirusit

Një fëmijë në Illinois nën moshën 1 vjeçare ka vdekur pas testimit pozitiv për koronavirus.

“Nuk ka ndodhur më herët që një fëmijë të vdes nga COVID-19”, tha drejtori i Shëndetit Publik, Ngozi Ezike.

Fëmija ishte në mesin e 13 vdekjeve të reja që regjistroi Illinois, duke e çuar numrin në 47.

657,691 raste me koronavirus janë shënuar në mbarë botën derisa 30,438 kanë humbur jetën.

Ndërkohë SHBA prin me numrin e të infektuarve me 119,748 raste.