Një fshat i tërë në Kosovë do të vendoset në karantinë

epaselect epa08161744 A picture released by Xinhua News Agency shows a medical worker checking the drip of a patient in the Intensive Care Unit (ICU) of Zhongnan Hospital of Wuhan University in Wuhan, Hubei Province, China, 24 January 2020 (issued 25 January 2020). On 25 January, the National Health Commission of China confirmed the death toll from the Wuhan coronavirus outbreak has risen to 41 with 1,287 cases of patients infected as of 24 January. EPA-EFE/XIONG QI / XINHUA MANDATORY CREDIT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka bërë të ditur se 77 vjeçari i cili është prekur me koronavirus është nga fshati i Stubëll.

Ai e bëri të ditur se stafi mjekësor i cili i kanë ofruar ndihmë këtij personi në QKMF-në e qytetit janë në karantinë.

“Në karantinë i kam futur 15 persona të stafit mjekësor.

Po ashtu menjëherë kemi marrë masat dhe shumë shpejtë pritet të futim në karantinë tërë fshatin.

Jemi duke hulumtuar se më cilët persona ka pasë kontakt personi në fjalë”, ka thënë Haliti.

Ndryshe, sot u konfirmuan 2 rastet e para në Kosovë me coronavirus.