Një grua që ka lindur me prerje cezariane është një heroinë!

Një dhomë e ftohtë operacioni, një nënë e frikësuar me mjekët dhe infermierët që flasin përreth.

Hutimi, anestezia dhe ankthi që të pushton në gjoks për të njohur fëmijën tënd për të cilin ke ëndërruar me muaj të tërë.

Nëna që lind me prerje cezariane është një grua guximtare, më besoni mua, kushdo që e ka kaluar këtë operacion është padyshim një grua kurajoze.

Për ata që besojnë se gruaja që ka lindur me prerje cezariane ka ndjerë më pak dhimbje, ju ftoj të imagjinoni ndjesinë pas një operacioni me një prerje prej rreth 10 cm nën lëkurë, dhe një tjetër në mitër, duke prerë tetë shtresa të indeve.

Gruaja që ka kaluar një eksperiencë të tillë ndjen dhimbje me ditë, me muaj të tërë dhe “shënohet“ një jetë të tërë me një shenjë që i kujton përjetë lindjen e fëmijës së saj.

Ajo zakonisht pret 12 orë pas lindjes që të jetë në gjendje ta marrë fëmijën e saj në krahë për herë të parë.

Ajo ngrihet nga shtrati dhe ndjen dhimbjen në trupin i cili i ka dhënë jetë fëmijës së saj.

Ajo shkon në shtëpi pasi të jetë operuar, me të qepura, ngrihet dhe ndjen dhimbje, kollitet dhe ndjen dhimbje, megjithatë ajo ditë e natë kujdeset për fëmijën e saj të porsalindur.

Dhe pasi të ketë kaluar gjithçka, ajo shikon fëmijën e saj dhe thotë “Ia vlente!”, ka qenë gjithçka e nevojshme për të sjellë fëmijën tim në botë.

Ajo ende ndjen dhimbje kur teshtin dhe dhimbje kur buzëqesh.

Të tilla janë nënat, plot sakrifica, dashuri dhe përkushtim ndaj fëmijës.