Gazetarja dhe ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Rudina Demneri, e njohur edhe si Paloma, ka humbur babain e saj, duke ndjerë një dhimbje të thellë që shumë e njohin.
Njoftimin e hidhur për këtë humbje, Rudina e shpërtheu përmes rrjeteve sociale, konkretisht në Instagram, ku përshkruan babain e saj jo vetëm si prind, por si një superhero për të dhe njerëzit e saj të dashur.
Ajo e konsideron të paprekshëm lidhjen që kishte me të dhe cila ka qenë gjithmonë një mbështetje e fortë në jetën e saj.
Përmes postimit të saj, Rudina sjell në jetë kujtime nga fëmijëria: “Ai ishte një mbrojtës shumë besnik… ku ti mbështesje kokën dhe flije e sigurt!” Këto fjalë shpërthejnë fuqishëm mes ndjenjave të saj, ku ai i ka treguar gjithmonë se si të ngrihet pas çdo rënieje.
Postimi i plotë:
Na ishte nje here nje superhero, ai ishte nje mbrojtes shume besnik… ku ti mbeshtesje koken dhe flije e sigurt! Te gjithe perallat qe ai tregonte para se te me zinte gjumi, flisnin mbi besnikerine vetbesimin dhe karakterin e forte….
Luftetaret e vertet thoshte ai, jane ata qe pas cdo humbje kerkojne te forcohen me shume. Shpesh here te thoja qe nuk ka heronj te bute dhe paqesore si ti, pikerisht kjo eshte zgjuaresia thoshte… qe heronjte e vertete vrasin me miresi…. Me mungon ba. Do me mari malli per telefonatat tona, videot dhe cdo gje paqesore dhe te bukur qe me fale ne jete. Pusho ne paqe aty lart bashke me Brunen. Te dua bush!

