Një i papunë bleu një shpellë me 1 euro, çka i bëri asaj u mahnit bota

Me zhvillimin e papunësisë dhe rritjen e qirave jetesa në qytetet e Europës është një nga gjërat më të vështira për të rinjtë.

Por për Aleks Lamouro fati kishte rezervuar një të papritur.

23-vjeçari nga Franca u interesua të blinte një shpellë, e cila ishte në pronësi të tezes së tij.

Shpella doli në ankand, por asnjë nuk u interesua ta blinte dhe blerësi i vetëm Aleks, ofroi vetëm 1 euro.

Autoritetet menjëherë pranuan ofertën e tij, pasi dëshironin që të mos kishin ngatërresa të tjera me shpellën.

Dhe kështu ndodhi e papritura.

Nga asgjëja, Aleksi u bë pronar i një shpelle mbresëlënëse, që ishte në gjendje shumë të keqe.

Pas katër vitesh punë të vështirë dhe investimi, Lamouro dhe e dashura e tij e kthyen shpellën në një shtëpi luksoze.

Tashmë ata ofrojnë një nga dhomat e saj me qira, përmes Airbnb.

«Chez Hélène-Amboise », që ka faqen e vet në Facebook, është e vendosur në luginën Loire, rreth dy milje jashtë Amboise.

Shiko Fotot: