Një i vdekur dhe 9 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1 mijë e 871 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.

Në total numri i rasteve aktive është 160, ndërkaq sot janë shëruar 14 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,376.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.110 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 205.884 doza të vaksinës.

Deri më sot 49.207 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.