Një jetë si kampion. Ky ishte legjenda e basketbollit, Kobe Bryant

Lajm i zi ka tronditur sot botën e sportit.

Një prej legjendave më të mëdha të të NBA, Kobe Bryant, ka humbur jetën tragjikisht pasi helikopteri më të cilin udhëtonte u përplas në kodrat e Kalifornisë.

Ai ishte në bord bashkë me 4 persona të tjerë, të cilët gjithashtu kanë humbur jetën, mes tyre edhe vajza 13-vjeçare e Bryant.

Autoritetet amerikane kanë nisur një hetim rreth këtij aksidenti fatal.

Nga ana tjetër, e gjithë bota ka nisur të shprehë pikëllimin dhe dhimbjen për ndarjen nga jeta të njërit prej sportistëve më të suksesshëm në histori.

Bryant ishte 41-vjeç dhe la pas gruan bashkë me 3 vajzat e tjera.

Por kush ishte Kobe Bryant?

Bryant lindi në 23 gusht 1978 në Filadelfia, Pensilvani, por jetoi në Itali, ku babai i tij luajti basketboll, për pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij.

Në 1996, Bryant u bashkua me NBA menjëherë pasi mbaroi shkollën e mesme.

Gjatë karrierës së tij në NBA, Bryant vërtetoi statusin e ikonës së saj.

Përpos talentit në parket dhe goditjeve para koshit, Bryant u shndërrua në një legjendë të vërtetë të sportit më popullor në Amerikë për shkak se gjithë karrierën e zhvilloi në një ekip, Los Angeles Lakers.

Ai më parë mbante rekordin për pikë të të gjitha kohërave në NBA derisa LeBron James e tejkaloi atë të shtunën, 25 janar.

Ai shpesh iu referua me pseudonimin e tij të dhënë “Mamba e Zezë”, një lloj gjarpri, që nënkupton qëndrimin e tij dhe qëndrimin e gjatë në ajër.

Bryant është lojtari i dytë më i paguar në NBA, ku ka përfituar rreth 323 milionë dollarë vetëm nga paga e tij.

Në vitin 2016, Bryant u tërhoq nga sporti.

Bryant ishte i martuar me gruan e tij Vanessa Bryant dhe ka katër fëmijë me të: Bianka, Gianna, Natalia dhe Capri, fëmija i tyre më i vogël që ata kishin në qershor.