Web Analytics

Një kamion godet për vdekje një grua në Fushë Kosovë

Botuar nga: InfoKosova

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot, ku një kamion ka goditur për vdekje një grua në Fushë Kosovë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Hajrullah Zymi’ në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet në lëvizje (kamion). Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Tutje Ahmeti tha se aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor. /Telegrafi/

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT