Web Analytics
BallinaSHOWBIZNjë nuse tradicionale shqiptare, Beniada e kalon me sukses “provën”

Një nuse tradicionale shqiptare, Beniada e kalon me sukses “provën”

Ndonëse e rritur në shtetin fqinj, Itali, Beniada Nishani duke se është një nuse tradicionale shqiptare.

Moderatorja ka qenë nën tituj rozë, për romancën e saj me Blert Hajdarin, ose siç është njohur gjerësisht për publikun si vëllai i Arbër Hajdarit.

Ndonëse ata vetë nuk e kanë konfirmuar, të gjitha detajet tregojnë se Blerti dhe Beniada janë çifti më i ri i showbiz-it.

Së fundmi, në emisionin që ajo vetë drejton, Nishani është vendosur në siklet duke u nguc nga regjia, të cilët e kanë pyetur nëse do të jetonte me prindërit e partnerit.

Edhe njëherë ish-banorja e “Big Brother Vip” dëshmoi se përveçse e bukur është edhe e zgjuar.

“Unë jam rritur me gjyshet e mia dhe nuk ka gjë më të bukur të jetosh me vjehrrin dhe me vjehrrën, unë jam pro edhe kush ka mundësië ekonomike gjëja më e rëndësishme është mami dhe babi dhe jo vetëm të tutë, por edhe mami dhe babi i burrit, ata e kanë bërë burrin që ke zgjedhur”,-u përgjigj Beniada Nishani.

Më herët e ftuar në “Wake Up” teksa zhvilloi një “lojë” ku dha komentin e saj për disa personazhe të famshëm si partner të saj të mundshëm, modelja u shpreh se asnjëri nuk i pëlqen më shumë se ai që ka në krahë.

“Ai që kam në krahë më pëlqen më shumë Është një miks, shumë “cute”,”-u shpreh Beniada./Iconstyle/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit