Një parashikim javor si asnjëherë më parë nga astrologia Meri, arsyeja Hëna e re në Luan

Astrologia e njohur Meri Shehu ka dhënë parashikimin e saj për këtë javë (17-22 gusht).

Sipas saj java fillon me energji pozitive pasi tre planetet që lidhen shumë me energjinë pozitive si Dielli dhe Mërkuri janë në shenjën e Luanit dhe Marsi në shenjën e Dashit gjë nga e cila përfitojnë të gjitha shenjat e horoskopit.

‘Java fillon me energji pozitive megjithesë po mundohen të na e ulin optimizmin dhe gëzimin.

Ana pozitive gjendet në tre planete që lidhen shume me enërgjinë pozitive Diell me Mërkurin në Luan me Marsin në Dash ditën e sotme.

Duam të marrim inisiativa të përparojnë në plane dhe të dashurojmë dhe të psikologjisemi.

Mundet që kushtëzimet të vijnë nga Jupiteri, Saturni dhe Pluotni në Bricjap kundër Marsit në Dash por kjo nuk duhet të na bëjë pesimist.

Dielli shkëlqen dhe truri jonë duhet të ndrisë nga idetë e reja.

Hëna e re në Luan në datën 19 na çon drejt shpresave të reja.

Gjithashtu kjo Hënë në shenjën e Luanit të mërkurën në mëngjes do formojë nëj trekëndësh të madh të zjarrtë me Mërkurin, Marsin dhe lidhjen jugore të Hënës.

Një këndvështrim shumë filozofik i së shkuarës doisthe në qëndër të vëmëndjes, Lajme të mira vijnë nga Afërdita në Gaforre në lidhje egzakte me Uranin e kundërt në Dem.

Dashuri, gëzim, ngrohtësi do përjetojmë në këto ditë vrullshme’ ka shkruar në postim astrologia Meri.

Dashi

Hena re në Luan ju çon drejt marrëdhënieve të reja dhe punëve të reja.

Kujdes nga përplasjet me Saturnin të vjetërën ligjin apo kushtëzimet e kohës që mund të bëhen pengesë.

Një burrë i madh në mosë ju pengon në rrugën tuaj

Demi

Një lidhej shumë fatlume midis Aferditës dhe Uranit në shenjën tuaj do ju kthej jetën e bukur që keni dashur dhe do përparoj planet tuaja në dashuri e ekonomi.

Mund të bëni ndryshim shtëpie dhe shteti me Hënën e re në Luan

Binjaket

Lajme të mira dalje, takime, udhëtime dhe njohje të reja pas datës 19 gjithçka do jetë një frymëmarrje e mirë dhe mundësi për të shijuar gjithçka ka mbetur në tentative.

Gaforrja

Një ndryshim i mire më në fund ndodh në jetën tuaj personale.

Takoheni dhe lidheni mirë edhe një herë me dikë nga e kaluara dhe kjo ju vjen si një shans i bekuar.

Luani

Hëna e re në shenjën tuaj do ju jap shumë mundësi të filloni jetën nga e para të rigjeneroheni dhe të jeni me optimist.

Fillime dhe punë të reja si edhe marrëdhenie të reja nuk do mungojnë.

Hapet një rrugë e re për ju.

Virgjeresha

Sikur të ishit më optimist do ndodhte që Hëne e re në Luan të mos ndodhte vetëm në ëndrrat tuaja por të ndodhte konkretisht si një zhvillim dhe ndryshim i madh në jetën tuaj.

Mos lejoni të mbetet vetëm një ëndërr e një nate vere

Peshorja

Do jeni në një moment shumë të këndshëm me dalje e njohje të reja dhe jete sociale shumë interesante.

Nuk do mungojnë bashkëpunimet e mira.

Rrethi i zjarrit do ju ndikoj me pozitivitet te madh.

Një çështje personale sqarohet për mirë dhe do keni një ritakim romantik

Akrepi

Duket sikur rrethi i zjarrit dhe Hëna e re në Luan ju hap një drejtim të ri në jetën tuaj dhe në karrierën tuaj.

Me fat të madh ky ndryshim apo rrugë e re.

Ne jetën personale keni nje ritakim me dikë nga e kaluara

Shigjetari

Presupozohet të jeni njerëzit me me fat në këtë periudhe në dashuri dhe krijimtari.

Kujdes vetëm nga kundërshtimet në çështjet ekonomike dhe kushtëzimet e pabesueshme që vijnë aty

Bricjapi

Personalisht nuk do besoni shumë në ndryshimet pozitive dhe ngjarjet e lajmet e mira në lidhje me punën apo përditshmërinë apo ekonomine.

Jeni bërë si Muri i madh kinez përball çdo energjie vepruese duke e frenuar

Ujori

Ditë të rëndesishme ju presin.

Vërtet Hena e re është përball jush por mund të perfitoni nga ndryshimet që vijnë në bashkëpunime e bashkëjetesa në një mënyre të re.

Mund të ndryshoni partnere apo mënyre jetese.

Në punë do keni nje flirt të këndshëm apo tendence të riktheheni tek një njohje e së kaluarës

Peshqit

Zjarri i këtyre ditëve nuk është problem për ju megjithese nuk e vleresoni si duhet duke u mbytur në ujrat dhe nostalgjitë tuaja me kokfortësi.

Gjithësesi lajme të mira vijnë në biznes dhe jetën personale Ju rikthehen ditët e mira