Një rast i ri me koronavirus në Kosovë, shkon në 16 numri i të infektuarve

Një rast i ri me COVID-19.

Pas mesnate në laboratoret e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19.

Personi i gjinisë femrore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra.

Gjendja e saj është stabile.

Deri tani nē laboratoret e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme.

Mbani distancë nga tjetri.

Reduktoni daljet veç në raste emergjente.

Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.