Web Analytics

Një tjetër bashkëpunim- këtë herë me një nga këngëtaret më të njohura të baladave, çfarë po paralajmëron Luiz Ejlli?

Duket se Luiz Ejlli ka ‘ndezur fuqishëm motorrët’ këtë periudhë pasi këngëtari nuk po ndalet së publikuari projekte të reja muzikore.

Nga bashkëpunimi i parë me Getoar Selimin me titull “Ding Ding”, te bashkëpunimi i dytë me Melindën me titull “Shqiptare” e së fundmi bashkëpunimi me Ermal Fejzullahun dhe Dj Gimi-O me titull “Mos luj”.

Së fundmi Luizi ka publikuar një postim në Instastory teksa ndodhet në studion muzikore dhe pranë tij dhe ekipit, ndodhet edhe Fifi.

Fifi, veçse një këngëtare mjaft e dashur për publikun është edhe një nga këngëtaret më të pëlqyera të baladave.

Nga ana tjetër, prej kohësh në rrjet dhe nga fansat Luizit po i kërkohet të sjellë një baladë në treg, ndërsa në video mund të kuptojmë nga mimikat e Fifi se është duke kënduar një baladë.

Shiko videon:

Nga rubrika