Një trup bombastik si të Georgina Rodriguezit

Georgina ktheu edhe një herë vëmendjen nga ajo.

Georgina Rodriguez arrin që ta kthejë vëmendjen sërish tek ajo, para paraqitjes glamuroze në Festivalin e Filmit në Venecia.

Partnerja e Cristiano Ronaldos u bë kryetemë e medieve rozë me veshjet elegante në tapetin e kuq, në një prej paraqitjeve ishte veshur nga kreatorja shqiptare, Lia Stublla.

Së fundi, Rodriguez ka postuar fotografi nga prapaskenat e realizimit të një fotosesioni të ri, në të cilin shfaqet tejet e “nxehtë”.

Ajo kishte veshur një palë bikini të verdha me të zezë, në të cilat theksonte fizikun e përsosur.