Një vizitor i vogël në shtëpi, banorët përpiqen ta ushqejnë

Një vizitor i ri ka trokitur në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Bëhet fjalë për një mace e cila ka zgjedhur që vaktin e saj të darkës ta konsumojë me banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Banorët e entuziasmuar u përpoqën ta afrojnë macen por kafshëza ishte e trembur dhe hezitoi të socializohej.

Për banorët, një mik i ri në familje është mëse i mirëpritur dhe një arsye më shumë për të kaluar disa momente të bukura në shtëpi.

Shiko videon: