Një zarf i kuq/”Vëllai i Madh” surprizon Kledin

Duke qenë se Kledi është zgjedhur i preferuari i shtëpisë nga banorët,”Vëllai i Madh” ka vendosur ta surprizojë atë.

Ai do të këtë mundësinë të zgjedhi një nga vajzat për të ngrënë një darkë speciale.

Gjatë darkës do të ketë dhe një surprizë që përfshin dhe një nga banorët e tjerë, zgjedhja e tij përfundimtare ishte Beatrix edhe pse atij ju desht të mendohej shumë.

Kjo gjë nuk u prit mirë nga Arjola duke menduar se zgjedhja e tij do të ishte ajo.