Njerëzit në panik, reperi shqiptar Sin Boy tallet: Jam i prekur me koronavirus

Numri i të prekurve me koronavirus ne botë sa shkon e rritet çdo ditë.

Ndërsa vetëm në Shqipëri deri tani janë shënuar 12 raste me këtë virus, kurse Kosova është vendi në të cilin nuk është konfirmuar asnjë rast i tillë.

Ndërkohë artistë të shumtë po japin mesazhe sensibilizuese dhe këshilla për qytetarët, reperi shqiptar i cili ka vite që jeton në Greqi, Sin Boy ka zgjedhur të tallet me këtë virus.

Reperi përmes nje video të publikuar është shprehur se mjekët i kanë thënë se është i prekur me koronavirus.

Kujtojmë se tashmë koronavirusi është shpallur pandemi.