“Njeriu i ëndrrave të mia”/ Georgina Rodriguez publikon pas shumë kohësh foton e ëmbël me Cristiano Ronaldon

Georgina Rodriguez dukej në qiellin e shtatë në fotot e reja të publikuara në Instagram ku shfaqej në një avion privat me Cristiano Ronaldon.

28 vjeçarja kishte veshur një fustan të bardhë të ngushtë që vinte theksin te dekolteja, ajo e shoqëroi veshjen me një varse të thjeshtë, një orë dhe disa byzylykë ndërsa për të qenë sa më rehat kishte veshur një palë atlete të verdha.

Sigurisht nuk mungoi çanta ​​Hermes, marka luksoze me të cilën bukuroshja argjentinase është e fiksuar.

Në një nga fotot, ajo shfaqej me partnerin e saj teksa krah postimit shkroi: “Pak ditë më parë me njeriun e ëndrrave të mia“, fotot vijnë pasi ata festuan ditëlindjen e pestë të binjakëve të Cristiano-s, Eva dhe Mateos gjatë fundjavës.