Njeriu më i moshuar në botë tregon sekretin e jetëgjatësisë

Grinning Chitetsu Watanabe nga Japonia është njeriu më i vjetër në botë.

Ai është plot 112 vjeç.

Me profesion ish-fermer, Grinning ka treguar sekretin e tij të jetëgjatësisë.

“Mos u zemëroni dhe buzëqeshni gjithmonë”, është formula e tij e jetëgjatësisë.

112-vjeçari ka hyrë në librin e rekordeve Guinness dhe sot ju dha certifikata nga kjo agjenci.

Grinning Chitetsu Watanabe është babai i 5 fëmijëve.

Bashkëshortja e djalit të tij të madh ka thënë se “nuk e ka parrë kurrë vjehrrin e saj që të bërtasë”.

112-vjeçari ka punuar në një plantacion për 18 vite rresht.

Më herët, ai kishte shërbyer edhe në ushtri gjatë Luftës së II Botërore.

Në vitin 1974, ai dhe djali i tij ndërtuan një shtëpi në një tokë bujqësore, ku kultivuan fruta dhe perime të ndryshme.

Deri në moshën 104-vjeçare, Grinning kujdesej personalisht për të mbjellat.

Para tij, njeriu më i vjetër në botë ka qenë Masazo Nonaka, gjithashtu japonez, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 113-vjeçare.

Rekordin e njeriut më jetëgjatë në botë e ka mbajtur Jiroemon Kimura, edhe ky nga Japonia, i cili lindi në Prill 1897 dhe vdiq kur ishte 116 vjeç, në vitin 2013.