E shtunë, 9 Nëntor, 2024
7.9 C
Pristina

Njihuni me kunatën bukuroshe të Dafina Zeqirit (Foto)

Pas bërjes publike të romancës së saj me Kreshnikin, Dafina Zeqiri ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike dhe të ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

Çifti, i njohur për dashurinë e tyre të sinqertë, së fundmi kurorëzuan marrëdhënien e tyre në një ceremoni intime në një nga restorantet e kryeqytetit. Sipas burimeve  një dasmë madhështore është planifikuar për në tetor, e cila pritet të tërheqë vëmendjen e shumë të ftuarve dhe fansave.

Dafina, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe personalitetin e ngrohtë, ka treguar gjithashtu një lidhje të ngushtë me familjarët e Kreshnikut.

Postimet e saj në rrjetet sociale ofrojnë një pasqyrë të raportit të saj me ata, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve familjare në jetën e saj.

Së fundmi, ajo ka ndarë një mesazh emocionues për ditëlindjen e kunatës së saj, duke e quajtur atë “zemra jeme ma e mira” dhe duke shprehur falenderime për fatin e saj që ka një kunatë si ajo.

Ky gjest i ndjeshëm e tregon anën e saj të ngrohtë dhe lidhjen e fortë që ka krijuar me familjen e Kreshnikut.

Në foton që shoqëron këtë urim, Dafina shfaqet e lumtur dhe e rrethuar nga dashuria, duke e përforcuar më tej imazhin e saj si një grua që vlerëson marrëdhëniet e ngushta familjare.

Shiko foton:

Nga Rubrika