Web Analytics

Njihuni me njeriun e “pathyeshëm” (Video)

Botuar nga: InfoKosova

Ai njihet si “Burri i hekurt”, pasi ai nuk ndjen dhimbje te asnjë lloji.

Bëhet fjalë për Amandeep Singht nga India.

Ai ka rezervuar një vend në Librin e Rekordeve në Indi dhe u bë një ndër njerëzit më të famshëm.

34 vjeçari shprehet se “nuk e njeh frikën dhe dhembjen” madje ai tregon se mund të përballojë edhe makinën mbi të e gjithashtu shkatërron shufra metalike me gjoksin e tij.

“Unë nuk lëndohem edhe në qoftë se dikush më godet me shufra hekuri”, ka treguar ai.

“Në fillim kam bërë ushtrime të vogla, por tani kam 9 vite që praktikohem pa pushim, kam ushtruar shumë që të bëhem i tillë”, ka thënë më tej ai.

Ata njerëz që e njohin kanë thënë se ai ka mbrojtur shumë studentë nëpër shkolla të ndryshme, të cilët janë ngacmuar prandaj atë e njohin një numër shumë i madh i njerëzve.

“Gëzohem për këtë që jam. Qëllimi im është të më njohë shoqëria dhe të bëjë krenar vendin tim”, ka thënë gjithashtu Amandeep.

Shiko Videon:

Të FUNDIT