Web Analytics
BallinaUncategorizedNjihuni me vogëlushin 15 muajsh që po bën milionat

Njihuni me vogëlushin 15 muajsh që po bën milionat

Megjithëse është vetëm një vogëlush 15 muajsh, Harlen Bodhi White, me faqe topolake dhe sy blu është kthyer në një fenomen në internet.

Ai ka rreth 186 ndjekës në Instagram, më shumë se Harper Beckham (86,000), vajza pesë vjeçare e Beyonce, Blue Ivy (97,000), apo edhe se vajza tre vjeçare e Kim Kardashian North West (180,000).

Pas fotove shumë të pëlqyera, për vogëlushin 15 muajsh nuk kanë munguar ofertat nga markat e veshjeve, sajtet e internetit dhe kompanitë e reklamave.

Ofertat i kanë kaluar edhe 1 milionë dollarët, e paimagjinueshme për një bebe që ende nuk ka mësuar të flasë.

Nëna e Harlen, Chelsea White, e cila ka qenë modele, por tashmë punon si fotografe profesioniste, është shumë e kënaqur me interesin e shfaqur ndaj fëmijës së saj.

Ekspertët thonë se Harper mund të bëhet bebja e parë në botë që fiton një milion dollarë. Ngelet për t’u parë se cilat oferta do të pranojë familja e tij.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit