Web Analytics
BallinaSHOWBIZNoizy ka disa fjalë për Loredanën pasi ajo fitoi çmim në “MTV...

Noizy ka disa fjalë për Loredanën pasi ajo fitoi çmim në “MTV EMA”

Verën që lamë pas, rep artistët Loredana dhe Noizy publikuan këngën e tyre “Heart Attack”, e që prej atëherë fansat e dyshes nuk reshtën së spekuluari për një romancë mes tyre.

Dyshimet në publik vazhdojnë të qëndrojnë dhe ajo u pa edhe së fundmi kur një nga ndjekësit e Loredanës në Instagram, e pyeti këngëtaren nëse ajo është bashkë me Noizyn.

Ylli i hitit “Rockstar” e ka mohuar kategorikisht të jetë duke përjetuar ndonjë romancë me rep artistin e labelit, OTR.

“A e keni seriozisht? Noizy është një shok që nuk mund ta zëvendësojë askush”, ka shkruar ajo në disa storie të publikuara.

Edhe këtë vit është mbajtur ceremonia e ndarjeve të çmimeve të “MTV Europe Music Awards”.

E artistja Loredana, ka rrëmbyer çmimin e “Artistes më të mirë zvicerane” dhe këtë për herë të tretë,

Pas fitores, këngëtaren e uruan shumë persona mirëpo urimi i Noizyt mori vëmendjen e mediave.

”Rrethoje veten me kampionë”, shkroi reperi sipër postimit. /Lajmi

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit