Noizy: Këta më shtojnë një ‘diss’ unë shtoj edhe një hotel

Noizy ka ironizuar me urryesit e tij.

Noizy ka qenë shenjë e ‘thumbimeve’ nga kolegët kohët e fundit, por duket se këto kohë kanë kaluar për të dhe reperi është i koncentruar vetëm në qëllimin e tij.

Ditë më parë u fol shumë në rrjete sociale se me anë të një videos të publikuar Fero i kishte bërë ‘diss’ Rigelsit (Noizyt), por ai ka zbuluar mënyrën më të mirë t’ia kthej këtë duke treguar pjekuri në veprimet e tij.

Në postimin e fundit ku Noizy paralajmëron hapjen e një hoteli në Tiranë kishte shkruar “Kta më shtojnë një diss, une shtoj edhe një hotel”. /Lajmi.net/