Edhe reperja Loredana ashtu si shumë shqiptarë është gëzuar pamasë për fitoren e Zvicrës kundrejt Serbisë.
Ajo është me origjinë nga Kosova por e lindur në Zvicër andaj për të ka patur dy gëzime.
Megjithëse festimet Lori i ka bërë me flamurin e Shqipërisë, pasi së bashku me mikeshat e saj ka dalë dhe ka festuar kuqezi në rrugët e Zvicrës.
Por ajo që na bën përshtypje është se në çdo video të sajën nuk mungon as Noizy.
Reperja duket se ka festuar nën ritmet e muzikës së tij, madje e ka bërë edhe “tag” këtë të fundit.
Gjatë verës u përfol për një lidhje dashurie mes tij dhe reperes por këto lajme su konfirmuan asnjëherë.
Edhe pse shpesh artistët i provokojnë shpeshherë mediat me postimet që i bëjnë njëri-tjetrit.
Ata realizuan edhe duetin e tyre të parë “Heart Attack”, që ishte një nga këngët më të dëgjuara të verës që lamë pas.
Pra edhe pse në distancë Noizy duket qartë që ka qenë i pranishëm dje në festimet e Loredanës.
Shiko fotot: