Nora dhe Roberti vazhdojnë pushimet se bashku

Nora dhe Robert Berisha janë çifti më i përfolur në mediat rozë, duke qënë në qendër të vëmendjës nga gazetarët të cilët përcjellin thuajse çdo lëvizje të tyre.

Edhe pse janë ndarë që një kohë, duket se ata kanë filluar ti “lënë” anash zënkat dhe ta rifillojnë jetën e tyre me vajzën Renee.

Çifti duket se janë duke i kaluar disa ditë pushimi së bashku si familje në bjeshkë, ku kohë pas kohe ndajnë edhe fotografi nga aty.

E më së miri e dëshmojnë këto imazhe, që e bëjnë të ditur se ata po qëndrojnë afër njëri-tjetrit, duke e bërë me dije se kanë filluar ditë të tjera të pushimit bashkë./Kosovarja/.