Nora Istrefi shpenzon afër 3 mijë euro për një çantë

Nora Istrefi është një prej artisteve shqiptare, e cila njihet edhe për paraqitjet publike, të cilave u kushton kujdes të madh.

Së fundi, këngëtarja publikoi një fotografi, në të cilën u shfaq e veshur në të zeza dhe dukej shumë joshëse.

Por, për këtë paraqitje, ajo shpenzoi goxha shumë, ku vetëm çanta e saj e brendit “Dior” kapi vlerën 2.900 euro.

Po ashtu, kapelja e saj ka vlerë 630 euro.

Edhe këtë herë, ajo tregoi se nuk kursen kur është fjala për veshmbathje.

Kujtojmë se “Dy zemra” titullohet projekti i fundit muzikor nga Nora Istrefi, të cilin e solli në duet me Butrint Imerin.