Nuk do besoni si është emri vërtetë i Gjestit

Gjesti është njëri ndër artistët më të ri të estradës shqiptare, ai hyri goxha fuqishëm në tregun muzikor, duke rezultuar i suksesshëm.

Secila këngë e tij numëron miliona klikime në ‘Youtube’.

E njohim si Gjesti por emrin e tij të vërtetë deri më sot nuk e kemi ditur.

Së fundi ai ishte i ftuar tek emisioni “Robi plaket kur don vetë”, me Robert Berishën, ku kemi pasur mundësinë të njohim edhe një anë tjetër të tij, përfshirë këtu edhe emrin e tij të vërtetë.

Gjesti ka zbuluar se emri i tij i vërtetë është Besart.

Ndryshe projekti i fundit i tij titullohet “A menove” dhe numëron tre milionë klikime./Lajmi/