Ditët e fundit Keisi ka qenë shumë pasive në shtëpi dhe pati një distancim të menjëhershëm nga Kristi. Duke folur me Oltën, ajo tha se kur doli Sabiani nga shtëpia, u ndje shumë e lehtësuar dhe tha me veten e saj, se do luante fort të nesërmen. Por, nuk ndodhi kështu, tha Keisi, pasi përjetoi një gjendje ankthi.
Sa i përket distancimit nga Kristi, Keisi tha se asaj ndonjëherë nuk i pëlqejnë disa gjëra që ai bën, duke veçuar prekjet dhe sipas saj, nëse ai nuk e dëgjon kur i kërkon diçka kaq të vogël, do të thotë që fjala e saj nuk zë vënd fare te ai, prandaj mërzitet.
Keisi shtoi se ajo deri diku ka harruar të kujdeset për veten e saj dhe u “rrëmbye” nga fjalët e banorëve që thonin se ajo dhe Kristi shkojnë shumë dhe ashtu përdunduan si “çift”. Ajo madje shtoi se nuk është e dashuruar me Kristin, por thjesht ata kanë pëlqim për njëri-tjetrin.
Pritej që pas daljes së Sabianit nga shtëpia, Keisi dhe Kristi të afroheshin më shumë me njëri-tjetrin, duket se e kundërta ka ndodhur. Keisi duket se është distancuar nga Kristi dhe arsyet nuk janë të qarta. Edhe vetë Aliaj e ka vënë re se nuk janë më njësoj dhe këtë gjë ia ka shprehur edhe asaj. Shiko videon: