Nuk e ftoi në dasmë, flet nëna e Britney Spears

Nëna e Britney Spears, Lynne thotë se dëshiron që vajza e saj të jetë e lumtur pavarësisht se nuk ishte e ftuar në dasmën që mbajti pak javë më parë.

Në martesën me Sam Asghari nuk mori pjesë familja e këngëtares, pas akuzave lidhur me kujdestarinë 13 vjeçare.

Lynne Spears u pa teksa mbërrinte në një aeroport në Los Anxhelos, ku u pyet për vajzën e saj të famshme.

67-vjeçarja, nëna e tre fëmijëve nuk foli shumë për Britney-n, por këmbënguli se ajo dëshiron më të mirën për vajzën e saj të madhe./abcnews.al/