Liverpool ka fituar mesditën e sotme me rezultatin 2-0 përballë Fulhamit në një ndeshje të dominuar totalisht nga të kuqtë.

Protagonist i këtij suksesi ishte edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri me golin e tij.

Fillimisht ishte Salah ai që ka zhbllokuar sfidën në minutën e 41 të takimit dhee këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë.

Më pas, ka qenë Xherdan Shaqiri ai që ka realizuar pas një pasimi të marrë nga Robertson.

Përveç golit, Shaqiri ka bërë një paraqitje fanstastike pasi ka vrapuar shumë dhe ka fituar thuajse ç’do duel me kundërshtarët.

Si duket, ai ka gjetur veten te Liverpuli dhe po mahnit gjithmonë e më shumë me performancat e tij.