Olsa Muhameti dha së fundmi një intervistë në emisionin “Më lër të flas”, ku iu përgjigj pyetjeve të ndryshme për “Përputhen”.
Ndër të tjera ajo u pyet: A ka pasur ndonjë konkurrent/e që ke pasur konflikt?
Olsa nuk përmendi emra, por tregoi se një ndër vajzat e sezonit të dytë nuk e ka merituar fare të jetë pjesë e “Përputhen”.
“Ka qenë një vajzë që nuk e meritonte fare të ishte në “Përputhen” Bëhet fjalë për një vajzë që qëndroi shumë pak në sezonin e dytë, afërsisht dy muaj nuk dua të përmend emra sepse edhe publiku e kupton”, u shpreh ajo.