Web Analytics
Ballina“Nuk e pa të kuqën”, 300€ gjobë dhe ndalim i vozitjes për...

“Nuk e pa të kuqën”, 300€ gjobë dhe ndalim i vozitjes për 3 muaj për shoferin e “BMW”

Indeksonline vazhdimisht po raporton për shkelje të rregullave të komunikacionit, ku pas kësaj, Policia e Kosovës po merr masat e duhura dhe po gjobit shoferët.

Një shkelje e rregullave ndodhi sot në semaforë, ku një veturë “BMW” me targa “01” u rreshtua në shiritin për Prishtinë dhe në të kuqen hyri për Fushë Kosovë.

Përgjigja e Policisë ishte mjaft e shpejtë.

Shoferi menjëherë u ftua në stacion policor dhe iu dha fletëparaqitja për kundërvajtje.

Shoferit iu shqiptua gjoba prej 300 eurosh dhe iu ndalua e drejta e vozitjes për 3 muaj.

Indeksonline do të vazhdojë raportimin e këtyre shkeljeve për vetëdijësimin e qytetarëve e po ashtu do vazhdojë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit