Nuk është e lehtë të tradhtosh Shakira-n, këngëtarja hakmerret me Pique-n

Mesa duket këngëtarja e njohur Shakira nuk e ka pritur fare mirë tradhtinë e Piques dhe së fundmi po thuhet se mes tyre po zhvillohet një “luftë e ftohtë”.

Raportet në mediat e huaja tregojnë se urrejtja e Shakira-s është aq e madhe, sa ka vendosur që ta ndajë me mur vilën ku jeton, me qëllimin të mos ketë asnjë lloj kontakti me pjesën që i takon ish-partnerit dhe prindërve të tij.

Edhe pse lajmet për raste kur edhe pas ndarjes, dikush preferon të ruajë marrëdhënie normale me prindërit e ish-it, nuk mungojnë, Shakira duket se nuk bën pjesë aspak në këtë kategori.

Një gazetare spanjolle që po analizonte vendimin ekstrem të yllit të muzikës, i doli në krah duke thënë se nëse është e vështirë të ndahesh me një partner pas 12 vitesh, imagjinoni pak si mund të ndihesh nëse sheh çdo ditë ish-vjehrrin apo ish-vjehrrën vërdallë, duke përgjuar pranë asaj që është ende shtëpia jote.

Pas ndarjes nga Shakira dhe skandaleve për një tradhti të mundshme, futbollisti i Barcelonës, Pique ka humbur rreth 5 milionë ndjekës në Instagram, Konkretisht, profili i tij ka rënë me një milion ndjekës në ditë.

Ndërkohë, Shakira fiton rreth 300,000 përdorues në ditë, diçka kjo e pritshme më shumë se sa e papritur, pasi ditët e sotme ndjekësit nuk të falin kur vjen puna tek këto çështje.