Nuk është Holanda, këto janë pamje të fushave të Kosovës

Ne gjithmonë magjepsemi me pamjet e fushave të gjelbëruara në Holandë, apo me bukuritë e fshatrave të mrekullueshëm të Zvicrës, por harrojmë se edhe pse me një sipërfaqe të vogël, edhe Kosova karakterizohet me bukuri të rralla natyrore.

Këto bukuri, si gjithmonë i vë në pah mjeshtri i fotografisë Arian Mavriqi.

Së fundmi ai ka sjellë disa pamje shumë të bukura të fushave në rrethinën e Vitisë.

Kjo shumëllojshmëri ngjyrash është krijuar ngase disa prej tyre tashmë kanë nisur të punohen nga bujqit./Reporteri/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10218354248262390&set=a.1832134157936&type=3